-
サマリー
あらすじ・解説
Megjithëse rrathët në arën e drithit i kanë bërë fshatarët, Eulalia është shumë e bindur për ekzistencën e UFO-ve. Puna investiguese për këtë mashtrim i çon Filipin dhe Paulën në pijetoren e fshatit.Paula dhe Filipi e zbuluan mashtrimin e rrathëve në arën e drithit, por nuk janë shumë të sigurtë, a ekzistojnë apo jo UFO-t. Po çfarë kuptimi ka në fakt shkurtesa UFO? Eulalia këmbëngul se ka parë njëherë një UFO. Në fund, dy redaktorët pyesin klientët në pijetoren e fshatit, se çfarë mendojnë ata për rrathët falsë në arën e drithit. Tregimet e klientëve të pijetores janë një rast i mirë, për të prezantuar të pakryerën, veçanërisht me foljen e parregullt "sein". Edhe folja gjysmëndihmëse (modale) "können" rishikohet në këtë ndodhi. Kushtojini vëmendje para së gjithash ndryshimin të zanores në rrënjën e foljes.